Policia e Kosovës ka sekuestruar tri zolla, fishekë, marihuanë e disa gjerë të tjera gjatë një bastisje që kanë kryer në banesën dhe objektet përcjellëse të një të dyshuari në Prishtinë, që është arrestuar.
Sipas njoftimit, Policia ka sekuestruar tri zolla, gjashtë fishekë specialë, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gramë, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese).
Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
Ai po dyshohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Posedim i narkotikëve”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.