Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje në Podujevë ka arrestuar një të dyshuar për organizim të skemave piramidale.
Personi me inicialet E.M. thuhet se është arrestuar në rrugën “Ali Ajeti”.
“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë parash etj.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me autorizim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.