Një person është arrestuar për ngacmim seksual në Gjakovë.
Ankuesi ka raportuar në Polici se viktima ishte ngacmuar nga një person.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendin të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.