Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim parash në Prishtinë

arrestim

Njësitet policore të  Drejtorisë së Kryeqytetit kanë arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash të mërkurën.

Personi i dyshuar u arrestua vetëm pak minuta pasi policia pranoi informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara.

I dyshuari u arrestua në një taksi dhe i janë gjetur paratë false.

“Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi (pasagjer), ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara ( rreth 3000 euro që ishin  kartmonedha 200 prej eurosh), të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë”, njoftoi Policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.