Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua e cila dyshohet se i ka vjedhur armën të dashurit dhe në shenjë revole pas një mosmarrëveshjeje ka shkrepur një fishek.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë të shtunën, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar të dielën.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj, viktimës mashkull kosovar dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishek”, thuhet në njoftim.
Arma me 9 copë fishekë thuhet se është konfiskuar ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.