Kronikë

Arrestohet një grua, dyshohet se sulmoi burrin dhe fëmijët e saj

Ilustrim

Ilustrim

Një grua është arrestuar në Istog të mërkurën për dhunë në familje dhe keqtrajtim të fëmijëve. 

Policia ka njoftuar se ajo dyshohet se sulmoi burrin me të cilin bashkëjetonte, e edhe fëmijët e saj të mitur.

“Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.