Kronikë

Arrestohet një grua, dyshohet se përmes shantazhit i merrte para një burri

Arrestime, ilustrim

FOTO: Ilustrim

Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se në prill e kishte shantazhuar një burrë se do “t’ia publikonte disa foto të tij”.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, e dyshuara përmes shantazhit ka marrë një shumë të madhe parash.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“SHANTAZH. Rr. UÇK, Prishtinë 04.04.2024 – 20:00.  Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull  kosovar  se do ‘ti publikonte disa foto të tij.  Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të plotë.