Kronikë

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kanosi me armë babanë e ish-gruas

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka kanosur babanë e ish-bashkëshortes së tij. 

Rasti është raportuar në Polici të dielën nga ish-bashkëshortja e të arrestuarit.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ajo dhe babai i saj është kanosur me armë nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar përkundër se kishte urdhër mbrojtës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti thuhet se është nën hetime.