Kronikë

Arrestohet një burrë në Merdar, dyshohet se e kanosi një viktimë të fajdesë

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për kanosje ndaj një viktime të fajdesë. 

Sipas njoftimit ai është arrestuar në pikën kufitare në Merdar.

I arrestuari thuhet se i ka kërkuar viktimës që të tërhiqet nga një rast ku i dyshuar për fajde është një familjar i tij.

“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social Facebook, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale ‘fajdeja’ nga neni 331 sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim. 

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria thuhet se do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.