Kronikë

Arrestohet një 28-vjeçare nën dyshimin për vjedhje të një veture

Arrestim

Arrestim

Një 28-vjeçare është arrestuar të martën në Kaçanik, nën dyshimin për vjedhjen e një veture. 

Rasti kishte ndodhur më 23 tetor të vitit të kaluar, për çka më 17 janar ishte arrestuar një i dyshuar 35-vjeçar.

Bëhet fjalë për vjedhjen e një veture të tipit BMË X-5, e cila ishte parkuar në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. 

“Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policorë identifikuan dhe më pas me datën 17.01.2025 kanë arrestuar të dyshuarin P.L. (M/K), 35 vjeç, i cili me vendim të prokurorit të shtetit ishte ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Ndërsa në vazhdën e hetimeve, hetuesit policorë sot më 21.01.2025 kanë arrestuar edhe personin tjetër F.L.(F/K) e moshës 28 vjeçe, të cilën e kanë shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

E dyshuara është ndaluar për 48 orë.