Kronikë

Arrestohet një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për 27 vepra penale

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë ka arrestuar një person i dyshuar për mashtrime dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.

“Hetuesit nga Sektori  i Hetimeve të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, respektivisht hetuesit e stacionit Veriu,mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për 27 vepra penale (mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj)”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është D.M., 22-vjeçar, shtetas i Kosovës dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari  dyshohet të ketë marrë nga ankuesit (numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje”, thuhet në njoftim.