Kronikë

Arrestohet në Viti një person, dyshohet se në 2023-tën e sulmoi seksualisht një grua

Arrestim

FOTO: Ilustrim

Një person është arrestuar të hënën në Viti nën dyshimin se e ka ngacmuar dhe sulmuar seksualisht një grua.

Policia ka njoftuar të martën se i rasti është raportuar nga viktima të ketë ndodhur vitin e kaluar, ndërsa muaji apo dita nuk është bërë e ditur. 

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Viti 2023 – NN. Me 22.07.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se para një viti, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte ngacmuar-sulmuar seksualisht viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajte”, thuhet në njoftimin e Policisë.