Kronikë

Arrestohet në Prizren 31-vjeçari që ishte në kërkim

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një 31-vjeçar që po kërkohej nga Policia për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor” është arrestuar të mërkurën në Prizren.

Policia ka njoftuar se i dyshuari A.A. ka qenë në kërkim pasi është dënuar me një vit e 45 ditë burg efektiv.

“Me datën 05.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e kërkuar A.A., mashkull 31 vjeçar nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me një vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, thuhet në njoftim. 

I arrestuari fillimisht është dërguar në stacionin policor në Prizren e më pas në burg në vuajtje të dënimit.