Kronikë

Arrestohet menaxheri i një kompanie, përfitoi 35 mijë euro me fatura e klientë fiktivë

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. 

I dyshuari është menaxher i një kompanie dhe ai dyshohet se përfitoi 35 mijë euro përmes faturave dhe klientëve fiktivë. 

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas pranimit të informacionit mbi të dyshuarin, ka nisur hetimet. 

“Pas veprimeve hetimore është vërtetuar, se personi i dyshuar E.Q ( viti i lindjes 2000) m/k., me pozitë menaxher në një kompani private, në periudhën Janar-Mars 2024 kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktiv, për vete të përfitoj një shumë të hollash në vlerë 35 mijë euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozitë”, ka njoftuar Policia.

Më këto veprime,  E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“.

Të mërkurën ai është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.