Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se është arrestuar zyrtari i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Gjakova", H.K.
Sipas komunikatës, ai dyshohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa është ndaluar për 48 orë.
Atij i janë bastisur objekti ku banon dhe zyra e tij në KRU, ku janë sekuestruar një laptop, një telefon, 22.205 euro, barka rainer wit dhe dy kontrata që lidhen me rastin.
“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.