Në Prishtinë u arrestua një person që po kërkohej për vrasje në tentativë.
Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri. I dyshuari kishte tentuar ta fshehte duke e hedhur armën në oborrin e një shtëpie.
“Arrestimi është realizuar dje në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ku është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie”, ka njoftuar PK-ja.
Personi i dyshuar, 23 vjeç, për të cilin rezultonte një urdhëresë aktive, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.