Kronikë

Arrestohet i dyshuari serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një shtetas serb është arrestuar të shtunën në Leposaviq pasi dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. 

Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument identifikimi dhe dyshohet se ka kaluar ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është identifikuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. 

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.