Një person është arrestuar në mbrëmjen e të shtunës në Veternik në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte shtënë me armë nga vetura e tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari derisa ka qenë duke lëvizur me veturë ka shtënë me armë zjarri në ajër disa herë dhe më pas e ka hedhur armën nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është dërguar në mbajtje.
“Veternik, Prishtinë / 21.12.2024 – 19:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas në largim e sipër nga ai vend e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raporton 24-orësh.