Kronikë

Arrestohet i dyshuari që bashkëjetoi me të miturën në Kllokot

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Kllokot pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.

Rasti ka ndodhur më 2 shtator, e njësia e hetuesisë e ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin të martën (15 tetor), derisa është intervistuar nga prokurori dhe dërguar në mbajtje.

Viktima është dërguar në strehimore.

Rasti është iniciuar si “bashkësi martesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.

“Njësitë e hetuesisë më 15.10.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.