Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 13 qershor në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur nga Policia, bëhet fjalë për një 23-vjeçar me inicialet H.V.
“Arrestimi i personit të dyshuar H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore, një thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
