Kronikë

Arrestohet i dyshuari për shtytje në vetëvrasje pasi një grua ra nga ndërtesa në Prishtinë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje” për rastin e gruas e cila vdiq të premten pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese në Prishtinë. 

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.