Kronikë

Arrestohet i dyshuari për kontrabandim të mjaltit e fasules, iu konfiskuan armë e mbi 161 mijë €

para të konfiskuara

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale “tregti e ndaluar” dhe “kontrabandë me mallra”. 

"> njoftimin e Policisë thuhet se B.M. i lindur në vitin 1990, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.

Gjatë kontrollit  në shtëpinë e të dyshuarit thuhet se policia ka gjetur, 161 mijë e 485 euro, 2 mijë e 320 franga zvicerane, 2 mijë e 300 dollarë amerikanë, 80 mijë e 850 denarë maqedonas, 696 kilogramë mjaltë, pa prejardhje, 250 kilogramë fasule, pa prejardhje, një pushkë e gjatë, një revole, një veturë dhe një telefon.

“Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës ... Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës,  me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.