Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Malishevë ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një gruaje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.
Në raportin e Policisë nuk janë dhënë të tjera detaje për rastin.