Një person është arrestuar në Podujevë të hënën pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Nuk raportohet për të lënduar, derisa i dyshuari thuhet se ka shtënë në shenjë hidhërimi për një rast të mëhershëm. Rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”, e në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator, 15 fishekë dhe 3 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, në shenje hidhërimi me një rast të mëhershëm. Nuk raportohet për të lënduar .Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.