Kronikë

Arrestohet i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Prishtinë

arma e sekuestruar

Është arrestuar një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se të enjten në mbrëmje njësiti i hetimeve të përgjithshme e ka arrestuar të dyshuarin e dytë që kërkohej për këtë rast, si dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë për një rast tentim vrasjeje që ka ndodhur më 7 mars në rrugën “Fahri Fazliu“ në Prishtinë.

Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.