Policia e Kosovës ka njoftuar se në Han të Elezit ka arrestuar një person i cili ishte i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale organizim dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, dhe kërkohej më urdhëresë të Gjykatës.
“Më datën 18.11.2024 rreth orës 14:00, policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar personin Z. B. (M/K), i moshës 40-vjeçar, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale 'Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste' me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjetësh”, thuhet në njoftim.
Pas kompletimit të dokumentacionit ai thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.