Kronikë

Arrestohet e pastaj lirohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri në aheng

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj e pastaj e ka liruar në procedurë të rregullt pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:55, ku të dyshuarit i është konfiskuar pistoleta, e në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë.

Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “përdorim i armës/armëmbajtje pa leje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e zjarrit (pistoletë). Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është konfiskuar një gëzhojë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.