Kronikë

Arrestohet e dyshuara, mashtroi disa persona për terminë për viza pune në Gjermani

Arrestohet një grua

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua 35-vjeçe në Prishtinë nën dyshimin se ka mashtruar disa persona për terminë për viza punë ne Gjermani. 

Sipas Policisë ajo dyshohet se e ka kryer veprën penale “mashtrim” nga viti 2023 deri tani. 

A.B., dyshohet të ketë marrë nga së paku nëntë persona shuma të ndryshme parash, duke iu premtuar termine për viza pune. 

“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Në zyrën e saj thuhet se janë sekuestruar dhjetëra pasaporta dhe dokumente të tjera.

“Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi të tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm”, thuhet tutje në raport. 

Pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se e dyshuara është dërguar në mbajtje.