Policia ka arrestuar një 45-vjeçar për vjedhje në Ferizaj.
Rasti i vjedhjes kishte ndodhur në një veturë dhe i dyshuari kishte ikur. Policia ka arritur ta identifikojë nga kamerat dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Me datën 24.05.2024 rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në qendrën ‘The Village -Shopping & Fun’ në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes nga vetura. Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se një person me forcë ka hapur një veturë dhe nga aty ka arritur që të vjedhë nga portfoli para rreth 210 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur”, ka njoftuar Policia.
Policia ka apeluar për kujdes për veturat dhe që të mos lihen gjësende me vlerë në to për shkak të vjedhjeve.