Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një 32-vjeçare në Fushë-Kosovë.
Ajo dyshohet për veprën penale grabitje.
“Dje nga njësitet policore të stacionit Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 11.03.2025, në një market, ku punëtores së marketit nën kërcënimin e armës së ftohtë, thikë, i janë marrë një shumë e parave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit thuhet se është dërguar në mbajtje.