Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë në Gjakovë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 14 prill.
“Lidhur me rastin, me 18.04.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në rast”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit thuhet se tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.