Kronikë

Arrestohen një polic dhe një qytetar për rrahjen në Ranillug

arrestohen

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor që ishte jashtë detyrës dhe një qytetar janë arrestuar pas një rrahje që është raportuar në një lokal në Ranillug në orët e para të së shtunës, ka njoftuar Inspektorati Policor (IPK).

Bazuar në hetimet fillestare, sipas IPK-së, dyshohet se pas një mosmarrëveshje zyrtari policor dhe qytetari janë rrahur mes vete.

Të dy kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor.