Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një avokat dhe një përmbarues nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “ushtrim të ndikimit”.
Avokati dyshohet se gjatë angazhimit në një lëndë të kontestit civil në cilësinë e avokatit të një pale të dëmtuar ka kërkuar të holla në shumën mijëra euro. E më pas në këtë çështje është përfshirë edhe përmbaruesi duke nxjerr dhe ekzekutuar urdhër përmbarimor në kundërshtim me ligjin.
“Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme”, ka njoftuar Policia e Kosovës.