Një vajzë e mitur dhe një 23-vjeçar janë arrestuar të martën në Mitrovicë nën dyshimin se kanë kryer grabitje.
Sipas Policisë, grabitja kishte ndodhur më 25 nëntor në rrugën “Mulliri i vjetër”, ku viktimës i ishin grabitur një sasi e të hollave dhe një orë dore me vlerë të konsiderueshme.
E mitura që dyshohet se është e përfshirë në këtë rast, është liruar në procedurë të rregullt.
“Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, sot me datën 03.12.2024, në orët e paradites është arrestuar e dyshuara e parë e moshës së mitur e cila pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, i dyshuari tjetër, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.