Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal dhe detyrim

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale ka njoftuar se me kërkesë të saj, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës. 

Në këtë aksion sipas njoftimit janë arrestuar dy persona me inicialet K.K. dhe A.M.. 

Ata dyshohen për kryerje të veprave penale “pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) lidhur me veprën penale, “detyrimi”,  nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Të dyshuarit thuhet se janë ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.