Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të fajdes ndaj një viktime mashkull kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit kishin ushtruar presion të vazhdueshëm mbi viktimën, duke e detyruar atë të vepronte në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale.

Gjatë kontrollit në banesat dhe automjetin e të dyshuarve, policia ka sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë, një pushkë ajrore, 42 fishekë kalibër 9x19 mm, një fishek me kalibër të panjohur dhe dy automjete

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet mbi rastin po vazhdojnë.