Kronikë

Arrestohen dy persona, u gjenden plot substanca narkotike

marihuane

Ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge në Prishtinë.

Fillimisht u janë gjetur marihuanë dhe cigare elektronike me vaj kanabisi, ndërsa në shtëpinë e njërit janë gjetur edhe prova të tjera të substancave.

“Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 12 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 8 lloje të cigareve elektronike që pas testit fushor kanë rezultuar se përmbajnë vaj kanabisi”, thuhet në raportin e PK-së.  

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: 18 cigare elektronike të mbushura me vaj kanabisi, katër kavanoza që dyshohet se janë të mbushur me vaj kanabisi, dy peshore digjitale për matjen e substancave narkotike, 7 cigare elektronike, tre shiringa, tri aroma të cigareve si dhe disa stikersa dhe paketime të cigareve elektronike.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.