Kronikë

Arrestohen dy persona të kërkuar, njëri nga Polonia e tjetri nga Turqia

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e fundit ka arrestuar dy persona me urdhërarrest ndërkombëtar. 

Në rastin e parë policia ka njoftuar se më 4 qershor është arrestuar shtetasi polak i kërkuar ndërkombëtarisht nga Polonia. 

E të enjten është arrestuar një person me kërkesë të Turqisë.  Në të dy rastet të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.