Policia e Kosovës, ka realizuar të martën plan taktik lidhur me rastin e koduar “Rrethi” ku ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.
Personat e dyshuar E.XH. dhe A.I. janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë.
Policia ka kontrolluar banesën e E.Xh. dhe ka konfiskuar aty një numër provash.
Provat e konfiskuara:
- Substancë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në 17 qese (16 te vogla të gatshme për shitje dhe 1 me sasi më të madhe) me peshë të përgjithshme prej 99.4 gramë,
- Një pako në të cilën kishte një lloj përzierësi që përdoret për shtimin e sasisë së kokainës me peshë prej 63 gramë ,
- Një peshore digjitale që përdoret për matje precize në sasi të vogla dhe disa qese të zbrazura,
- Para të gatshme në vlerë 1750 Euro,
- 3 Armë automatike AK-47
- 6 karikatorë
- Municion të llojeve të ndryshme në sasi prej 510 copë.
- 2 bajoneta dhe 8 pjesë të ndryshme për armë.
- Një palë dylbi dhe 2 këllëfë armësh .
- Një telefon celular
Vlera e narkotikëve të konfiskuar sipas çmimit të tregut llogaritet rreth 6000 Euro.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. A.I. është vërtetuar se kishte edhe disa urdhërarreste të mëhershme.