Kronikë

Arrestohen dy persona në Podujevë, dyshohen për rrëmbimin e një personi

Arrestim nga Policia e Kosovës

Të paktën dy persona janë arrestuar të martën në Podujevë, nën dyshimin se e kanë rrëmbyer një person.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore. 

Rastin e ka lajmëruar në Polici dëshmitari, i cili ka thënë se gjatë paradites e ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij, i cili i ka thënë se dy persona nga Ferizaj e kanë kontaktuar lidhur me një borxh të vjetër të vëllait të tij. 

“Pas takimit me tё dyshuarit viktima ёshtё rrëmbyer nga tё dyshuarit dhe ёshtё dёrguar nё drejtim tё panjohur. Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, pas njё pune intensive, kanё pranuar informacion lidhur me lokacionin e personave tё dyshuar, nё koordinim me Stacionin Policor Podujevë, dy tё dyshuarit e këtij rasti janё arrestuar nё Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48-orë.