Kronikë

Arrestohen dy persona në Dollc të Klinës, sekuestrohen kallashnikov e granata dore

arrestim

Dy persona janë arrestuar në Dollc të Klinës të dielën, ndërsa janë sekuestruar armë të llojit AK-47, mbi 100 fishekë dhe granatë e dorës. 

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se është marrë informata nga stacioni policor në Klinë për të shtëna me armë në Dollc.  

“Pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave”, ka thënë Nikçi për KOHËN, i cili tha se gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit Ak-47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, njëri për "përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”  dhe tjetri për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”.