Kronikë

Arrestohen burrë e grua në Istog, mashtruan një person për blerjen e një lokali

Arrestim

Foto ilustrim

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Istog me dyshimin se kanë kryer veprën penale “mashtrim”.

Në raportin policor thuhet se një grua dhe një burrë e kanë mashtruar një person nga 2022-a duke i kërkuar dhe marrë para për blerjen e një lokali.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë për shkak se të njëjtit kishin mashtruar ankuesin mashkull kosovar duke i kërkuar dhe marrë para në emër të blerjes së një lokali. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.