Kronikë

Arrestohen 4 persona në Leposaviq, dyshohet se rrahën një person në një kafene

policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

 Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër të dyshuar për rrahjen e një personi në Leshak, Leposaviq.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në orët e para të së dielës në një kafene. 

“Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që në një kafiteri kishin sulmuar fizikisht viktimën m/k me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.