Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan ka arrestuar tre shtetas të Malit të Zi. Ata thuhet se dyshohet që në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe.
Rasti ka ndodhur të dielën dhe është cilësuar si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.
“Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Malit të Zi pasi që të njëjtit në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.