Kronikë

Arratiset një shtetas sirian nga qendra e mbajtjes së azilantëve në Prishtinë

Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Sirisë është larguar nga qendra e mbajtjes së azilantëve në Prishtinë. 

Policia ka thënë ë se rasti ka ndodhur në mbrëmjen e të shtunës dhe po hetohet. 

“Qendra e mbajtjes së Azilantëve – Prishtinë 18.05.2024 – 21:30. Raportohet se dyshuari mashkull shtetas i Sirisë është larguar nga qendra e mbajtjes së azilantëve. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.