Kronikë

Arratiset i kërkuari, një person tjetër i ndihmoi duke penguar policët

Policia e Kosovës [ilustrim]

Foto: Ilustrim

Një i dyshuar ka arritur të arratiset sërish nga policët me ndihmën e një personi. 

Policia kishte shkuar për ta arrestuar të dyshuarin në Prishtinë, por personi tjetër i ka penguar duke mundësuar arratisjen e të dyshuarit. 

Policia e ka arrestuar personin për pengim të policëve. 

“Derisa policia ka shkuar për ta kërkuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili ishte në kërkim policor, zyrtarët policorë i ka penguar në kryerje të detyrës një i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa personi i kërkuar ka arrit të ikë  Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, për pengim në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.