Kronikë

Alpinisti nga Kosova humb jetën në zonën e Valbonës

FOTO: Ilustrim

FOTO: Ilustrim

Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë të premten, ka konfirmuar Policia e Shtetit.

Alpinisti nga Kosova është rrëzuar në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor. Sipas Policisë, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes për ta lokalizuar dhe nxjerrë trupin.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.