Kronikë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Shiriti  i Policisë

Alarm i rremë ka rezultuar të jetë raportimi për mjet të dyshimtë të shtunën pasdite në Prishtinë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, raportimi për mjet të dyshimtë ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa”, rreth orës 14:00. Bëhet fjalë për çantë.

Policia ka thënë se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas intervenimit ka rezultuar të jetë alarm i rremë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk  bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.