Kronikë

Aktakuzë të pandehurit që në gjendje të dehur shkaktoi aksident ku vdiq një i mitur

Policia e Kosovës

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Y.A., për veprën penale “ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Ai dyshohet se më 24 gusht të këtij viti në fshatin Korishë të Prizrenit, kishte goditur me veturë dy të mitur në një biçikletë, me ç’rast njëri prej tyre kishte humbur jetën e tjetri kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit, aksidenti kishte ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe gjendjes së shoferit.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.