Kronikë

Aktakuzë për fajde kundër 7 personave në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër shtatë personave, prej të cilëve gjashtë dyshohen për veprën penale “fajdeja” e një për “ndihmë në kryerjen e veprës penale fajdeja”. 

Disa prej tyre dyshohen edhe për verpën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

“Për të pandehurin A.J., thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së. Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331  par. 1  të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. 

Për fajde dyshohet edhe i pandehuri me iniciale Z.Z.. 

“Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par 1 të KPPK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenet 33 dhe 77 të KPRK-së.
Prokuroria ka njoftuar se Gjykatës i ka propozuar konfiskimin e përhershem të 12 veturave, 3 motoçikletave, 4 armëve të llojeve të ndryshme e parave. 

“Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftim.